E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media serbe: Vuçiç në shtator viziton Kosovën. Ç’pritet të njoftojë sot në konferencë?
Bota

Media serbe: Vuçiç në shtator viziton Kosovën. Ç’pritet të njoftojë sot në konferencë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i vizitojë serbët në Kosovë ku më pas do të udhëtojë për në Kinë, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.

Pas Kinës, Vuçiq do të udhëtojë për Nju Jork ku do të flasë në Kombet e Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës, presidenti i Serbisë pret ofensivë diplomatike gjatë muajit shtator.
Ndërkohë sot në orën 11:00, Vuçiq do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për negociatat me Kosovën.

Javën e kaluar Vuçiq iu bëri thirrje serbëve për qetësi dhe të mos binin pre e provokimeve pasi ishte paralajmëruar nga Sava Janjiq se serbët do të shpallin autonomi në veri të Mitrovicës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.