Plani i prokurorisë për goditjen e parave ‘të pista’, nga përgjimet tek…
Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme. Plani parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, deri në vitin 2020, duke shënjestruar pasuritë e dyshimta, në zbatim të ligjit anti-mafia.

Plani i prokurorisë, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.
‘Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion. Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, thuhet në dokument./shqiptarja.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



