E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Basha lider vetëm me stomak! Si e shpëtova dy herë PD-në nga “Ebola”
Uncategorized

Meta: Basha lider vetëm me stomak! Si e shpëtova dy herë PD-në nga “Ebola”

Meta: Basha lider vetëm me stomak! Si e shpëtova dy herë PD-në nga "Ebola"

Ndërsa ka vlerësuar si lider ish-kryeministrin Sali Berisha, një qëndrim krejt tjetër ka ndarë për kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, tha se demokratët tashmë nuk kanë një lider.

“Demokratët ishin mësuar të kishin një lider me karakter, dhe nuk duan një lider vetëm me stomak”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij në mitingun që Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, Meta përmendi dy raste kur me vullnetin e tij për dialog ka shpëtuar Partinë Demokratike nga degradimi i saj.

“E para – reforma në drejtësi. Pa vendosmërinë parimore të Metës, PD do ishte përçarë, do ishte tharë në çadër që përpara një viti”, u shpreh ai.

Rasti i dytë sipas Metës, ishte kur kryeministri Rama donte të shkonte pa opozitën në zgjedhje. Ky fakt ndryshoi pas apelit të vazhdueshëm të LSI-së për dialog dhe uljes së Ramës e Bashës në një tryezë që solli marrëveshje mes tyre, dhe futjen e opozitës në garën elektorale të 25 qershorit.

“Lideri i Ebolës (duke ju referuar Ramës) donte zgjedhje pa opozitën”, tha Meta.

“Demokratët socialistët të gjithë shqiptarët e dinë se problemi në këtë vend është vetëm një është oligarkia. Nuk ka fuqi më të madhe për një popull sesa ëndrrat e rinisë”, u shpreh ish-kreu i LSI-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.