Seancë e jashtëzakonshme/Berisha merr fjalën, Meta: Sa të jem unë mos ki merak, por…
Seancë e jashtëzakonshme/Berisha merr fjalën, Meta: Sa të jem unë mos ki merak, por…
Kuvendi nisi seancën e jashtëzakonshme për ndryshime në komisionin ad hoc të vettingut Pasi kreu i kuvendit, Ilir Meta njoftoi rendin e ditës, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Meta ka theksuar se nuk ka debat, por ia ka dhënë fjalën. “Nuk e kemi me debat. Sa te jem unë këtu mos ki merak, por kur të mos jem unë…”- tha Meta.
Berisha e mori fjalën duke vlerësuar maksimalisht figurën e Kohl dhe sidomos për ndihmën e jashtëzakonshme që ai ka i dhënë Shqipërisë.
“Dje pasdite mbylli sytë kancelari Helmut Kohl – tha Berisha. Ai ishte pa mëdyshje kancelari më bujar i tokës gjermane. Ky burrë i madh ndihmoi sa askush tjetër, kombet që dolën nga diktatura komuniste. Ndër të tjera edhe kombin shqiptar që e renditi në krye të listës së ndihmave për frymë. Por Helmut Kohl kontribuoi në 36% të të gjithë ndihmës që BE iu dha vendeve ish-vendeve komuniste në përpjekjet për t’i ndihmuar në demokraci. Ishte ky burrë i madh që na çliroi nga borxhi prej 500 mijë dollarësh, i trashëguar nga regjimi i kaluar. Ndaj duke shprehur mirënjohjen për të, ju ftoj zotërinj të nderuar deputetë ta nderojmë këtë kolos të politikës gjermane me një minutë heshtje”,- u shpreh ish-kryeminstri Berisha.
I gjithi Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje pas kësaj ftese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



