E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja e Kosovës dhe dilema nëse mjalti që të ofron hasmi është i ëmbël
OP-ED

Ndarja e Kosovës dhe dilema nëse mjalti që të ofron hasmi është i ëmbël

Vazhdojnë qëndrime shqiptare të coroditura mbi Kosovën dhe rrezikun e ndarjes së saj.

Dikush ka hallin e Ballkanit,dikush ka hallin e Evropës,dikush ka hallin e pushtetit,dikush ka hallin e patriotizmit,dikush nuk ka asnjë nga këto përvcse dëshirë për të thënë dicka në zë të shokëve…

Armiqtë e kësaj situate janë të shumtë.

Armike është mungesa e komunikimit mes faktorit shqiptar në Ballkan.

Armik i kësaj situate është hermetizmi konspirativ (tipike e sjelljes së kësaj kohe të presidentit të Kosoves).

Armik i kësaj situate janë slloganet internacionaliste pa përmbajtje(tipike të pjeses politike konformiste Shqipëri e Kosove).

Armike e kësaj situate eshte bindja kokëfortë dhe naive se marredheniet diplomatike janë ndryshe nga ato njerezore,që per të qëndruar të forta duhen ushqyer cdo ditë.

Armike e kësaj sitiate është dilema apo paqartësia strategjike në aleanca…iluzioni se mjalti që të ofron hasmi mund të jetë i ëmbël.

Armik i kesaj situate është dalldia e histeria kolektive…që mbyt e vret mendjet e kthjellta.

…

Aleatet në këtë situatë janë qartësia strategjike në aleanca,mendjekthjelltësia në vendime dhe analiza,…dhe mbi të gjitha komunikimi i hapur mes vetit dhe detyrimi për të përcaktuar qëndrime e sjellje të unifikuara.

Një shekull më parë shqiptaret paten të njëjtët armiq e aleatë. Një shekull më parë iu dorëzuam armiqve dhe u copëtuam.

Një shekull më pas nuk kemi lluksin dhe as na falet të bëjmë të njëjtat gabime.

Thënë troc. Eshtë jetik Uniteti MbarëKombëtar për Kosovën dhe Kufijtë e saj.

Cdo sjellje tjetër është ose idiotësi historike ose tradhëti kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.