LETRA/ Pas audio-përgjimit, PD i drejtohet Strasburgut për pronat: Rama po shpronëson për herë të dytë pronarët
Partia Demokratike, me anë të deputetes Jorida Tabaku njoftoi se i ka dërguar sot një letër Gjykatës së Strasburgut në lidhje me pronat.
Sipas Tabakut, PD i është drejtuar Strasburgut, pasi Qeveria “Rama” po shpronëson për herë të dytë pronarët, për të pasuruar një
Vetë kryeministri Rama u investua personalisht për të miratuar Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për plotësimin e boshllëkut të krijuar nga shfuqizimi i disa dispozitave të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për më shumë se 2 vite”, shkruhet më tej në deklaratë.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi dje zyrtarisht se qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion dhe e ka konsideruar të papërshtatshme këtë ndërhyrje. Çdo gjë tjetër nga ana e qeverisë dhe prokurorisë është propagandë.
Përfaqësues të qeverisë shqiptare, nën emrin dhe frymëzimin e drejtë për drejtë të Kryeministrit Rama kanë kërkuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me shqyrtimin e Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Një përpjekje e tillë jo vetëm që është e turpshme dhe fyese për një qeveri që këndon refrenin e Reformës në Drejtësi, por mbi të gjitha është edhe akti më domethënës i asaj çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, jo rastësisht komunikimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe emërimet e qeverisë shqiptare pranë kësaj gjykate, janë tërësisht partizane dhe politike. Qëllimi i këtyre emërimeve ka qenë dhe mbetet krijimi i një linje informacioni të drejtpërdrejtë nga Gjykata tek Rama.
LETRA NË SHQIP

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


