Tirana zyrtare cdo ditë,nga një hap më larg Washingtonit
Kreshnik Collaku
————————
Thellohet diferenca strategjike mes qëndrimeve të Tiranës zyrtare dhe Washingtonit.
Në fjalën e tij në Vjenë,ministri i jashtëm i Shqipërisë i ka thurur një fjalim plot lartësime “multilateralizmit” në marredheniet ndërkombëtare.
Ndërkohë administrata e presidentit Trump shumë nga problematikat ndërkombetare ia dedikon ekzagjerimit të këtyre mekanizmave në favor të interesave të disa vendeve në dëm të disa të tjerave,duke deformuar standartet e së drejtës.
Një shembull konkret ku vendimet e detyruara në frymë multilaterale kanë dëmtuar interesat kombetare të shqiptareve është Vetoja Ruse per Pavaresinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Ky është një ndër rastet klasike ku “multilateralizmi” ka dëmtuar thelbesisht standartet e lirisë dhe të drejtat e një populli.
Sigurisht ministri i jashtëm i Shqiperisë ka 0.1 % peshë në këtë debat..,por cfarë cudit është zelli i panevojshëm për distancë nga qasja e SHBA në ceshtjet ndërkombëtare.
Mesa duket instiktet e etërve nuk vdesin…,në forma të kamufluara trashëgohen nga bijtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



