Përfundon mbledhja e grupit të PD, Basha porosi të qarta deputetëve: Ne do bëjmë…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot në seline blu deputetët e grupit të tij parlamentar.
Mbledhja nisi paraditen e sotme dhe u mbyll pak pas orës 11:00. Në këtë takim, në qendër të diskutimeve ka qenë mes të tjerash edhe sjelljen e re të demokratëve në raport me Parlamentin. Në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri.
Sipas informacioneve, mësohet se Basha ka thënë se prioritet është ndërprerja e lidhjeve të qeverisë me krimin.
Basha ka thënë para deputeteve se: Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



