E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekreti i Metës për Teatrin, Manja: Ja pse e shtymë për në seancën e datës 20
Politikë

Dekreti i Metës për Teatrin, Manja: Ja pse e shtymë për në seancën e datës 20

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbledhur sot rreth orës 12 Konferencën e Kryetarëve, ku është paraqitur  edhe kalendarin trejavor të punimeve të Parlamentit.

Çështja më delikate, ajo e dekretit të Presidentit Ilir Meta për projektligjin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, është përcaktuar të shqyrtohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese javën e ardhshme, por votimi në seancë mund të shtuhet.

Deputeti i PS, Eduart Shalsi ka thënë që shqyrtimi të behën në një datë tjetër më vonë.

 

Ndërkohë që opozita ka kërkuar që të tërhiqet fare ky ligj dhe e ka cilësuar si vija e kuqe.

spaho

Po ashtu mësohet se kreu i grupit të PD, Edmond Spaho ka akuzuar drejtpërdrejtë Taulant Ballën, duke e akuzuar për lidhje me element kriminal. Po Spaho gjithashtu ka thënë se  krimi në vend është rritur krimi.

“Ngrita shqetësimin për kriminalitetin në vend, kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të kriminalizuar. Solla në vëmendje dhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, gjë që është pika kulmore e asaj politikë konstante në denigrimin dhe luftën e ashpër ndaj përfaqësuesve të medias që kanë qenë kundër tij. Solla në vëmendje rastin e lidhjes së Taulant  Ballës me një të dënuar, solla rastin e Ergys Çurbjes, siç është bërë e ditur nga media ai komunikon me një bandë shumë e rrezikshme, siç është banda e Shullazit. Këto raste janë nën juridiksionin e ligjit të dekriminalizimit. Për sa i takon kalendarit, ngrita çështjen e Teatrin, qeveria duhet të sjellë dekretin në Kuvend dhe ta rrëzojë ligjin. Por duket se qeveria nuk e ka këtë mendim. Me veprimet e tyre do ta çojnë vendin ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor mes qeverisë dhe opozitës.”, deklaroi Spaho pas mbledhjes.

Po ashtu dhe deputeti i maxhorancës Ulsi Manja pas mbledhjes në një dalje për mediat ka thënë se kanë diskutuar për dekreti ne presidentit që ktheu ligjin e Teatrit.

Dekreti i presidentit Meta për ligjin e Teatrit do të kalojë në seancën e datës 20 shtator në Kuvend, dhe jo si ishte planifikuar më herët.

ulsi

Në një deklaratë për mediat, socialisti Ulsi Manja, kreu i komisionit të Ligjeve njoftoi se dekreti do të kalojë në komisionin përgjegjës njëherë, pasi kishte nevojë komisioni për kohë të njihej me argumentet e presidentit.

“Meqenëse dekreti është depozituar kur sezoni ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese që të mos diskutohet në seancën e datës 13 por të datës 20, pasi komisioni ka nevojë për kohë për tu njohur me argumentet e presidentit. Kështu do të kalojë në komisionin përgjegjës, pastaj në seancë në datën 20”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.