E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Firma “Fusha”, e preferuara e Veliajt, shpallet sërish fituese me ofertën më të lartë!
Lajme

Firma “Fusha”, e preferuara e Veliajt, shpallet sërish fituese me ofertën më të lartë!

 Nga katër firma në garë, firma “Fusha” shpk, ka kërkuar më shumë para, për të zhvilluar një punë publike. Por, ashtu siç kemi denoncuar edhe më herët për lidhjet mes Veliajt dhe Shkëlqim Fushës, firma “Fusha” shpk vazhdon të thithë para publike.

Në dokumentet e siguruara  Ujësjellësi i Tiranës ka hapur tenderin “Asfaltimi i objekteve të investimeve dhe mirëmbajtjes së rrjetit UKT sha”. Fondi për këtë tender ka qenë 14.885.745 lekë të reja pa TVSH. Në tender kanë marrë pjesë 4 firma, ku një firmë nuk ka paraqitur ofertë ekonomike. Oferta më e ulët, e cila duhet edhe të dilte fituese, ka qenë prej 9.450.000 lekë pa TVSH. Ndërkohë, firma “Fusha” shpk ka ofruar plot 13.147.050 lekë pa tvsh, ose mbi 90 përqind të shumë së akorduar nga UKT Tiranë.
Pas verifikimit të dokumenteve, tre firmat që ofruan më pak se “Fusha” u skualifikuan, dy prej të cilave se nuk kishin disa kamionçina, siç parashikohej në dokumentet standarte të tenderit. Duket se hartuesit e dokumenteve janë kujdesur më së miri që të përpilojnë kërkesat në favor të kompanisë së preferuar të Veliajt. Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe; “Fusha” vazhdon të marrë para nga taksapaguesit e Tiranës!

Dokumentet e tenderit të ri

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.