Rrëfehet ylli i Man Unitedit: Për pak sa nuk e humba këmbën dhe karrierën pas lëndimit
Mbrojtësi anglez i Manchester Unitedit, Luke Shaw, ka thënë se ai ishte shumë afër për ta humbur këmbën e tij, pasi e kishte thyer në dy vende gjatë një ndeshje në vitin 2015.
Mbrojtësi i krahut të majtë, tani 23-vjeçar, e humbi të gjithë sezonin pasi e theu këmbën në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën me rezultat 2-1 kundër PSV Eindhoven, transmeton Gazeta Express.
Pasi u ftua nga trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, për ndeshjet kundër Spanjës dhe Zvicrës, Shaw ka thënë se ai ndihet i privilegjuar që është pjesë e skuadrës së Anglisë përsëri.
“Do t’iu gënjeja nëse do t’iu thosha se nuk mendova të mos luajë më futboll. Kisha shumë probleme më këmbën time dhe ishte momenti më i vështirë në karrierën time”, ka thënë Shaw.
“Askush nuk e di, por unë për pak sa nuk e humba këmbën time. Unë nuk e dija këtë gjë deri sa kaluan gjashtë muaj nga lëndimi, kur ma tha mjeku im”.
“Në atë moment, ata donin të dërgonin me aeroplan në spital, dhe nëse do e kishin bërë një gjë të tillë, unë do e kisha humbur këmbën për shkak të grumbullimit të gjakut dhe disa gjërave të tilla”.
“Tani kam, nuk më pëlqen të flas shumë për këtë gjë, dy shenja në anën e majtë të këmbës sime, ku mjekët u detyruan të ma prenë këmbën për shkak se lëndimi ishte shumë i rëndë”.
“Por, me të vërtetë, nuk shqetësohem më për këtë gjë. Ndihem shumë i fuqishëm dhe tani këmba ime e djathtë është pikërisht siç kishte qenë para lëndimit”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



