E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati në emision/ Gazetari ia thotë troç Ramës: Turp i madh…
Uncategorized

Debati në emision/ Gazetari ia thotë troç Ramës: Turp i madh…

Ylli Rakipi ka qenë i vetmi gazetar përballë kryeministrit Edi Rama sonte në emisionin “Të paekspozuarit” . por gjatë gjithë kohës debati ka qenë i ndezur, sidomos për premtimet e bëra në vitin 2013.

Gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur kryeministrin për çmimin e energjisë e shëndetësinë falas. Rama ka deklaruar se koncecionet janë krenaria e qeverisë së tij, ndërsa Rakipi i ka thënë se janë ‘turp i madh’.

Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë?
Rama: Është ulur çmimi.
Rakipi: Është rritur në 75% të familjeve. Sipas raportit të ERE-s shqiptarët kanë paguar 11.4 lekë për kë nga 9.24 në vitin 2013.
Rama: Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë është ulur. Për biznesin është rritur.
Rakipi: Ne jemi injorantë, ti je më i dituri.
Rama: Nuk po flas për astronominë po flas për punën time. Nuk janë kështu këto.
Rakipi: ERE është institucion që drejtohet nga ty. Premtove uljen por sipas raportit të ERE-s 75% paguajnë më shumë.

Rakipi: Premtuat shëndetësi falas dhe nuk e realizuat?
Rama: Jemi në proces.
Rakipi: Si në proces? Mund të vazhdojë 100 vjet.
Rama: Ju vazhdoni merreni me koncesionet.
Rakipi: Është turp i madh.
Rama: Është krenari. Ju nuk kuptoni. Ju kujtoni se janë lekë që shteti ua jep atyre. E di që mjeku i familjes është falas. Paguanin 10 mijë lekë shqiptarët.
Rakipi: Unë kurohem jashtë. Për një ampulë që nuk e marr dot këtu, se mund të jetë bacili i ngordhur.

Je bere turpi i zotit! Shkon ne emisione humoristike dhe i thua vetes Kryeminister!  Je katastrofe! Shiko me cfare merresh?!

Lojrat e fatit!  I kemi kufizuar, por jo mbyllur. Nuk me kane lene deputetet , sepse kane te ardhura per buxhetin.

Rama: ju jeni jo vetem kazene por edhe shejtanbudallenj…  larg qofte te perputhem une me ty e gazanin  per shije urbane!

Sandri a eshte  kazan apo jo? Po Vjollca e Topit? Po Irfani? Keta kane nje mekat qe ju pranojne ju si nivel ne tv. Ky nivel nuk gjendet askund.  

Rakipi: Ty te zhveshi gazetari i BBC per 3 minuta.

Nje noter Olsi Komici i akuzuar per fallsifikim dokumentash  e ka votuar ne komisionin e vetingut. Une bej gabime por nuk i bej te qellimshme. 

Valbona Sanzhaktari eshte ish juriste e kryeministrise. Prokuroret ameikane dhe europiane nuk e kane kapur por e keni kapur ju kazanmediat.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.