Kodër-Kamëz/Autobusi përplas makinën që drejtonte një grua
Një aksident ka ndodhur në Kodër-Kamëz para disa çastesh. Një autobus i linjës Tiranë-Institut ka përplasur një makinë të cilën e drejtonte një grua.
Sipas dëshmitarëve gruaja ishte shtatzënë dhe është transportuar në spital pasi ka shfaqur probleme pas përplasjes.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje. Shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar e shoferes, sipas policisë. Siç shihet dhe nga pamjet si pasojë e aksidentit është këputur edhe një shtyllë ndriçimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



