VIDEO/ Rama tregon historinë e ndërtimit të shkollës “Kosova” dhe sulmon gjykatat
Pas videos prezantuese sot në mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka qenë dhe në ceremoninë e inaugurimit të shkollës “Kosova”.
Me këtë rast numri 1 i qeverisë mbajti dhe një fjalë ku nuk harroi që të kujtojnë historinë e ndërtimit të kësaj shkolle.
Kryeministri tha se historia e kësaj shkolle mund të bëhet dhe një libër sepse ka njohur të gjitha, nga lufta për të marrë truallin e deri tek korrupsioni i gjykatave dhe prerja e pishave.
Ndërsa më tej tha se fokusi i qeverisë është arsimi dhe janë financuar 17 shkolla të reja nga projekti 1 miliardë për rindërtim.
“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill grurë, nëse do të mbjellësh për një jetë mbill arsimin”, tha Rama duke cituar një shprehje nga a Sami Frashëri.
Vit të gëzuar shkollor me “Kosovën” e rilindur. Rama flet për luftën me ata që e morën dhe dogjën
Kryeministri Rama e ka nisur diten sot, qe eshte edhe nisja e vitit te ri shkollor per nxenesit e arsimit te detyruar, me pamje nga shkolla e re Kosova. Personi qe prezanton kete shkolle eshte ish nxenes i saj shume vite me pare, por edhe nje emer shume i njohur, Ardit Gjebrea.

“MIRËMËNGJES ? dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam ?”- shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



