E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14-vjeçarja që u shoqërua nga Policia në Jalë:‘’Mbrëmë kam fjetur në bagazhin e makinës”
Publik News

14-vjeçarja që u shoqërua nga Policia në Jalë:‘’Mbrëmë kam fjetur në bagazhin e makinës”

Familjarët e fisit Balaj në Jalë e kanë kaluar natën jashtë për shkak s e kishin të pamundur që të gjenin një strehë, pas shembjes së banesës së tyre nga IKMT-ja. Fadromat kanë shembur edhe të vetmen banesë me certifikatë pronësie që daton e vitit 1947.
Mes personave që kanë mbetur në qiell të hapur është edhe një vajzë 14 vjeçare, e cila thotë se pas shembjes së shtëpisë nuk ka arritur të shkojë as në shkollë pasi librat i kanë humbur nën rrënoja.

E mitura ishte mes 7 personave që u shoqëruan në polici pas përplasjes së IKMT me banorët.

“Kanë qenë 10 orë fiks që më kanë mbajtur vetëm mua në polici, babin dhe kushërinjtë i kanë mbajtur më shumë.Unë jam pa larë, librat nuk e di fare ku i kam, nga kanë shkuar. Mbrëmë kam fjetur në makinë, në bagazh se nuk dija ku të shkoja”, tregon ajo për mediat.

Ndërtesat e shembura një ditë më parë në Jalë sipas banorëve shërbenin si ndërtesa, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzoheshin për turistët gjatë muajve të verës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.