E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armë, drogë e shkopa gome/ Kontrollet e befasishme në Lushnje
Lajme

Armë, drogë e shkopa gome/ Kontrollet e befasishme në Lushnje

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, gjatë mbrëmjes së djeshme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të mbështetura nga FNSH Fier kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Lushnjes.

Nga kontrollet e ushtruara në lokalet e natës, u godit një rast i shpërndarjes së drogave të forta.

U sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 12 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Redjon Caushi, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lokalin “Bar lloto” në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M, 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetë 1 dozë me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialeti kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo e shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 285/a, 283/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.