E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-mësuesi bën mrekullinë në fshatin e Librazhdit
Lajme

Ish-mësuesi bën mrekullinë në fshatin e Librazhdit

Në fshatin Gizavesh të Librazhdit është ndërtuar një muze historik për të gjithë banorët.

Ideatori dhe krijuesi i tij është një ish-mësues i shkollës të fshatit, i cili pas daljes në pension vendosi që të përdorte dijet e tij në lidhje me historinë e zonës dhe të Shqipërisë.

Muzeu është ndërtuar në ambientet e shkollës ku dikur jepte mësim dhe ka në të objekte etnografike.

Ali Buzra ka treguar për Top Channel:

 Ideja më lindi nëpërmjet punës. Këto janë vlera historike dhe që shprehin kulturën e banorëve të fshatit. Puna sapo ka nisur. Muzeu është krijuar tani dhe do të vazhdojë puna për të sepse ka mundësi të mëtejshme pasurimi.”

Një muze të tillë nuk ka fatin ta ketë as qyteti i Librazhdit. Objektet e grumbulluara janë mbi 200-vjeçare. Ato kanë qenë pjesë e jetesës së familjeve të këtij fshati.  Mësuesi i fshatit është frymëzim për të gjithë ata që e duan vendin e që promovojnë vlerat historike.  Me punën e tij ai po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.