E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U mundën dje në Rusi, Luka Modriç befason me deklaratat pas ndeshjes
Sport

U mundën dje në Rusi, Luka Modriç befason me deklaratat pas ndeshjes

Luka Modriç nuk e ka përjetuar mirë humbjen e djeshme të Real Madrid ndaj CSKA Moscow.

Ai ka folur për mediat pas ndeshjes, ndërsa ka theksuar se ekipi madrilen nuk po kalon një moment të mirë.

Pas ndeshjes ai tha:

Nuk prisnim që të humbnim pikë në Rusi. Është e qartë që ambienti në dhomat e zhveshjes nuk ishte i mirë. Duhet të ngremë kokën dhe të përpiqemi që ta zgjidhim këtë gjë sa më parë. Sot dhe ndaj Sevilla nuk ishim në nivelin e duhur. Është shqetësues fakti që nuk kemi shënuar gol në 3 ndeshjet e fundit.”

Sulmi i Realit nuk po funksionon që me largimin e Cristiano Ronaldos, dhe kjo gjë është vënë re në katër ndeshjet e fundit, dhe sidomos në atë ndaj CSKA Moscow.

Por kur u pyet se pse Reali nuk po shënon, Modriç ia vuri fajin fatit.

Ai tha:

Kemi pasur mundësi shënimi, por topi nuk hyn, ky është futbolli. Do të gjejmë zgjidhje.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.