E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra  në ish- Bllok, Fabianit i kishin mbetur edhe pak muaj jetë
Lajme

U vra në ish- Bllok, Fabianit i kishin mbetur edhe pak muaj jetë

Edhe pse kanë kaluar pak ditë nga masakra në ish-Bllok, Tiranë, kjo ngjarje vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak se nuk është zbardhur ende e po ashtu në të janë përfshirë emra të njohur në vend.

Nga sherri në lokalin e Redi Popeskut midis Ervis Martinaj dhe Ervin Matajt mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Një fakt i trishtë rreth 28-vjeçarit tashmë të ndjerë është zbuluar vetëm ditën e sotme, ku sipas redaksisë Lapsi.al, Fabian Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë.

Po ashtu kjo është konfirmuar edhe nga policia, të cilët kanë mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.

Gaxhaj humbi jetën nga një plumb në kokë, teksa i doli në mbrojtje Ervis Martinaj, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.