Po shkatërrohet kohezioni ynë kombëtar
Komunitetet fetare me nenzgjatimet e tyre të kamufluara (pertej prezantimit “politically correct” në media pa asnjë perjashtim) po shtrijnë kthetrat dhe tentakulat e tyre “underground” per të shkaterruar kohezionin tonë kombetar per llogari të agjendave të dyshimta shoviniste rajonale por edhe me gjerë me qellim perfundimtar zhveshjen e shqiptareve prej identitetit të tyre kombetar si parakusht per zbrazjen e Shqiperisë prej Shqiptareve dhe me pas grabitjen e saj. Per të realizuar ketë kanë miratimin e plotë të imoraleve të politikes dhe ndyresirave të medias në qender dhe në bazë. I mallkoftë dhe i poshterofte Zoti në ketë botë dhe në ameshim të gjithë ata të cilet në emer të fesë duan të na lenë pa Atdhe. Mallkuar qoftë shovinizmi që maskohet me religjion per të shkaterruar identitetet dhe specifikat kulturore, gjuhesore dhe kombetare të popujve që i krijoi i madhi Zot si pasuri per njerezimin dhe qyteterimin boteror. Mallkuar qofshin të gjithë ata që me vetedije janë perfshirë në keto projekte. Jeni mercenarë, vemje, pa moral, pa yndyrë, pa brum, pa kockë, pa nerv, pa shije, pa ndjenja, pa frymë, pa gjak. Jeni funderrina dhe njerez pa Zot, pa gjuhë, pa kulturë, pa Komb!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



