Rama “çmendet” në Dritare…
Gjatë emisionit bërtet dhe kërcënon me burg gazetarët.
Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet përballë gazetarëve në emisionin e mbrëmjes së sotme “Dritare” me gazetaren Rudina Xhunga, në News 24.
Ai i ka dalë në mbrojtje deputetit Rrahman Rraja, duke thënë se nuk ka faj për ato që akuzohet djali i tij të cilin e quajti “një hajvan”.
Shpesh kryeministri përsëriste:
Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Jeni në terezi apo jo? Jeni në vete? A ke logjikë? A do dëgjosh mor djalë? A më shef… Ore a je në metro? Jeni barbarë….”
Ai nuk u la pa përmendur edhe fjalën burg gazetarëve.
Sipas tij, nëse do dënohej shpifja shumica e gazetarëve do ishin në burg.
Rama u shpreh:
Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë do ishit në burg tani. 25 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësimit e vuri prap. Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju se nuk jeni njësoj. Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me kryeministrin. Por këto që bëni ju është e paimagjinueshme. Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin lekët”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



