E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal për 18-vjeçarin shqiptar në Itali
Lajme

Aksident fatal për 18-vjeçarin shqiptar në Itali

Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në orët e para të ditës së sotme. Viktima është Kledis Gixhari 18-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në Pistoia rreth orës 15:30 minuta.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me motor së bashku me një tjetër person kur janë përplasur me kangjellat e një banese. Përplasja ka qenë fatale për 18-vjeçarin që humbi jetën në vend nga aksidenti.

Ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit nga të dhënat e para mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të motorit nga shpejtësia.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.