E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blindohet sërish Shijaku, RENEA dhe FNSH kontrolle në banesa dhe biznese
Lajme

Blindohet sërish Shijaku, RENEA dhe FNSH kontrolle në banesa dhe biznese

RENEA dhe FNSH zbresin sërish në Shijak. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik, sipas Shqiptarja.com

Një natë më parë, RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një kushëri. Grupi i Shijakut ishte i lidhur edhe me laboratorin e heroinës në Has.

Sakaq operacionet antidrogë është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa ditën e sotme kryeministri Rama paralajmëroi se nesër publiku do të njihej me një tjetër operacion të suksesshëm.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.