Barça pa Messin kërkon t’i hakmerret Interit për eliminimin e dhimbshëm tetë vite më parë
Barcelonë do të tentojë ta fitojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, e cila zhvillohet në orën 21:00 në Camp Nou, për t’iu hakmarrë për eliminimin e dhimbshëm nga po e njëjta garë tetë vite më parë. Por, për ta arritur këtë qëllim nuk do të mund t’u ndihmojë ylli i skuadrës, Lionel Messi.
Skuadra e Ernesto Valverdes synon ta fitojë këtë ndeshje edhe pa ndihmën e argjentinasit, pasi që fakti se ndeshja do të zhvillohet në shtëpi të tyre ia ka shtuar katalonasve vetëbesimin
Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ta arrijë këtë fitore kundër skuadrës së Luciano Spallettit, të cilat kanë një ecuri prej shtatë fitoreve radhazi deri më tani, ku përfshihet edhe fitoret ndaj Tottenhamit dhe Milanit.
Për këtë ndeshje, përveç Messit, Barcelonës do t’i mungojnë edhe dyshja e mbrojtjes, Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti. Këto dy mungesa e vështirësojnë mjaft shumë punën e katalonasve, të cilët kanë pasur probleme me mbrojtjen gjatë këtij sezoni.
Por, as Spalleti nuk mund ta zgjedhë formacionin e tij më të mirë pasi që Radja Nainggolan ka mbetur i lënduar pas ndeshjes kundër Milanit. Ndërsa, Roberto Gagliardini, Joao Mario dhe Dalbert nuk kanë udhëtuar me ekipin për në Spanjë.
Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:
Barcelona: Ter Stegen; Alba, Lenglet, Pique, Semedo; Busquets, Rakitic, Arthur; Coutinho, Dembele, Suarez.
Inter: Handanovic; Vrsaljko, Skriniar, De Vrij, Asamoah; Brozovic, Vecino, Valero, Perisic, Politano; Icardi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



