E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 PYETJE PËR LULIN SE KUR MË BLEU Soros
Sot

10 PYETJE PËR LULIN SE KUR MË BLEU Soros

Nga Avokati Altin Goxhaj*

 

Pyetjet që kam unë për Lulin dhe mediat që financo ai janë:
1. Pse nuk gjejnë një gazetar me emër dhe mbiemër por përdorin profile fake “Mona Rusi” për të shkrujt shkrime kundër meje, kaq pa b.. janë lulqimat sa as një gazetar apo politikan me emër e mbiemër s’gjejnë dot sa të përdorin anonimë???
2. Kur u bëra prapë sorosist, para apo pas fitores së Trump në 2016 se me sa mbaj mend unë Luli më falënderonte në 2008 kur unë plasa një dosje me 100 faqe për demaskimin e Sorosit dhe axhendën e tij me Veliajn dhe Ramën?
3. Po Sorosi kur më bleu para apo pas 18 gjyqeve dhe kallzimeve penale, 4 arrestimeve dhe falimentimit të biznesit familjar (s’po merrem me kërcënimet me jetë)?
4. Ky Sorosi kur me bleu para apo pas kryqëzatës sime 11 vjeçare që e bëri që ta urrejnë shumica e shqiptarëve?
5. Ky Sorosi kur më bleu para apo pas zgjedhjeve të 2009 kur nuk e lashë Veliajn dhe G99 ty hynte në Parlament dhe të prishte formulën e PS 66+1+4>69 duke sjellë të vetmen formulë qeverisëse të PD 66<4+70 në 2009-2013?
6. Ky Sorosi kur më bleu para apo pas pazarit të Lulit me Sorosin në 5 Dhjetor 2014 ku unë isha i vetmi që e denoncova dhe prisha menjëherë çdo marëdhënie bashkëpunimi të deri atë çastshme me Lulin si a papranueshme për kauzën time antisoros?
7. Ky Sorosi kur më bleu para apo pasi i kërkova Lulit që ta përdorte pas fitores së Trump kauzën antisoros si një motiv i fortë për të forcuar influencën amerikane në favor të PDsë?
8. Ky Sorosi kur më bleu, para apo pas dosjes antisoros që i dorëzova Lulit në 10 Maj 2017 për t’ja dhënë 2 senatorëve amerikanë të interesuar por që nuk ja dha?
9. Ly Sorosi kur më bleu para pas denoncimit ekskluziv dhe shumë të suksesshëm në Kosovë të Skenarit Soros për copëtimin e Kosovës ndërkohë që Luli se ka thonë një llaf a as ka për ta thënë ndonjëherë?
10. Ky Sorosi kur më bleu para apo pas Axhendës Patriotike Antiestablishment dhe AntiSoros për Shpëtimin e PDsë dhe Shqipërisë?

P.s. Gjths falënderoj portalin e Lulit për foton që më përfaqëson më shumë se çdo foto tjetër!

*Përfaqësues i Levizja AntiSoros

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.