Ish-shoku i skuadrës te United: Ronaldo ishte mendjemadh, ai…
“Cristiano Ronaldo mund të jetë një ndër lojtarët më të mirë në botë tani, por në kohën kur kishte mbërritur në Manchester United ai ishte treguar mendjemadh”.
Kjo është deklarata e bujshme e ish-lojtarit të Manchester United, Quinton Fortune i cili prej disa kohësh ishte shok skuadre me Cristiano Ronaldon.
“Ai nuk ishte tmerrues nga asnjë kënd kur e pashë për herë të parë”, tha Fortune për Guardian.
“Pastaj, në dhomat e zhveshjes të gjithë thoshin se ai ishte i mahnitshëm. Cristiano sillej vërdallë duke thënë se ishte më i miri, dhe po ishte mendjemadh”, shtoi ai,
Ai beson se trajneri Sir Alex Ferguson ishte arsyeja e zhvillimit të Ronaldos.
“Fergusoni ishte arsyeja përse u rrit ai. Sir Alex e edukoi atë. Ronaldo nuk ka mundur të kishte përkrahje më të mirë. Së bashku, ata kanë mundur ta dominonin botën, ishin kombinim i përkryer”, shtoi ai.
© SYRI.net
Lexo edhe:
Flet Bonucci, zbulon synimin e Juventusit në Champions League
Ish-mesfushori bën parashikimin e sfidës PSG-Napoli, ja sa del dhe kush shënon
Neymar nuk preferohet më në Francë, ja sondazhi që e vërteton
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
Komentet
Shto koment
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



