E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Jemi kurbanët e integrimit’, tensione në Gjykatë për të arrestuarit e mega-aksionit, burg për 2 ish-deputetët, lirohen 8
Lajme

‘Jemi kurbanët e integrimit’, tensione në Gjykatë për të arrestuarit e mega-aksionit, burg për 2 ish-deputetët, lirohen 8

Momente tensionesh në seancën maratonë prej 10 orësh, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku u dhanë masat për personat e arrestuar gjatë aksionit policor “VOL-VO 4”.

Maks Haxhia, avokati i ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, konfirmoi se ka pasur momente tensioni.

 

 

“Aty u hodhën akuza edhe në revoltim e sipër edhe ide të tilla se, ‘politika është në mes’, ‘ne jemi kurbanët e integrimit’”, tha avokati për gazetarët në dalje të gjykatës, për c’ka ndodhi në seancë.

haxhia-705x450

Masat, lirohen 8

Shumica e te arrestuarve u la nen arrest me burg, ndersa per te tjere u dha nje mase me e zbutur. Konkretisht, 8 nga 34 të arrestuarit e operacionit “VOL-VO 4” janë liruar. Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura dhe 6 të tjerë janë lenë në masën arrest shtëpie. Të arrestuarit e tjerë janë lenë në burg. Mes tyre edhe ish-deputetët socialistë.

Maks Haxhia: Janë montuar faktet

Teksa fliste për klientët e tij, avokati tha se, janë montuar fakte dhe opinione që s’kanë të bëjnë me të vërtetën. “Përgjigjet flasin për periudha në 5-6 muaj, por ata i paraqitën se kanë ndodhur 10 ditë”, tha Maks Haxhia.

“Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i prokurorisë. Gjyqtari i çështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Akuzat janë skandaloze, lidhen persona që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dosja nuk është studiuar. Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avokati i dy ish-deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë. Po të shihnin bisedat telefonike, Cuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë sepse mund të bëhen pisllëqe,” u shpreh avokati Haxhia.

***

FOTOT/ Masa të forta sigurie te Krimet e Rënda, dalin në gjyq të arrestuarit e mega-operacionit

Masa te forta sigurie ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nderkohe qe pritet te filloje seanca maratone per te arrestuarit e megaoperacionit policor, finalizuar vetem pak dite me pare.  krimet3

Behet fjale per 27 te arrestuarit e Mega Operaciot të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Mega Operacioni 

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

krimet1

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

krimet2

krimet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.