Parlamenti rrëzon dekretin e Metës për Teatrin Kombëtar, Majko bojkoton votimin!
Parlamenti ka rrëzuar këtë të enjte dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, duke i hapur kështu rrugën shkatërrimit të objektit, i cili do të zëvendësohet me Teatër të ri.
Në parlamentin me 75 deputetë, vetëm 74 prej tyre votuan kundër dekretit të Metës, ndërsa një votë nuk u përfshi fare në votim. Vota në fjalë ka qenë ajo e Ministrit të Diasporës Pandeli Majko i cili për herë të disatë ka treguar qëndrimin e tij se është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Majko nuk ka marrë fare pjesë në votim duke u distancuar sërish nga kryeministri Rama, me të cilin kujtojmë se ka patur dhe përplasje pikërisht për ligjin në fjalë, që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.
Me përfundimin e votimit Rama ka thënë disa fjalë pa mikrofon dhe është larguar i buzëqeshur, ndryshe nga herët e tjera kur qëndrimi kundërshtues i Pandeli Majkos e ka acaruar dukshëm, aqsa në votimin e ligjit special i tha “të ikte në shtëpi”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



