E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nxjerr videon: Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg
Politikë

Basha nxjerr videon: Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/190293368517587/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videoje të publikuar në ‘Facebook’ ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për lidhjet e tij me krimin.

Basha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shkruan “Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”.

Në video, shkruhet se, “Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës”.

Në pamje shfaqet edhe deklarata e Dakos bërë në emision Opinion më herët gjatë kësaj jave: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.

Për Bashën, kjo deklaratë është e gënjeshtërt.

”Restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, thuhet në tej në video.

Nga ana tjetër PD në një deklaratë për mediat përmes Gent Strazimirit nga selia blu u shpreh se Dako do duhej të ishte në burg, por se kjo do të ndodhë pasi “Xhuxhin” nuk e shpëton asgjë nga burgu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.