E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ahmetaj në Prokurori, zbulohet skandali i ministrit dhe dy zonjave të Financave
Lajme

Arben Ahmetaj në Prokurori, zbulohet skandali i ministrit dhe dy zonjave të Financave

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e drejtuar nga Ahmetaj, ka marrë një goditje fatale dhe pritet që shkërmoqja të nisë nga brenda. Disa zyrtarë të këtij dikasteri kanë përfunduar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa pritet që në Akuzë të thirret edhe vetë ministri Ahmetaj.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin e ri për ndjekje penale me numër 5491, me prokuror Erion Ymeraj, për: Gelardina Prodani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu.

Procedimi penal ka filluar mbi bazën e një kallëzimi që është bërë nga një ish-Drejtoreshë e Ministrisë së Financave. Ndërkohë, pritet të thirret për të deshmuar në lidhje me këtë ëçështje të re Ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

E theksojmë se prokurori Erion Ymeraj është djali i Besnik Ymeraj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë, që dha dorëqjen nga detyra për arsye të Vetingut dhe po bëhet presion dhe ndaj të birit për ta mbyllur këtë çështje për arsye të Vetingut.

Janë të ftuar të gjithë të larguarit nga puna që kanë një vendim gjykatë të formës së prerë të pazbatuar, t’i drejtohen prokuorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, t’i bashkangjiten procedimit nr 5491, pasi është e vetmja mënyrë për të zbatuar vendimet e gjykatëse të formes së prerë.

Zonjat e mësipërme nuk njohin vendimet e gjykatës, e theksojmë se përmbaruesit gjyqësor kanë bërë bllokimin e llogarive të Ministrisë së Financave pranë thesarit, por nuk kanë arritur të kalojnë lekët në llogari të debitorëve të Ministrisë së Financave, për arsye se është bërë pengesë ministri Ahmetaj dhe zonjat e mësipërme, Prokurori Erion Ymeraj në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë bazuar në Neni 280,281 i  Kodit të Proçedurës Penale dhe neneve 248 të Kodit 320,320/a, 321 të Kodit Penal ka filluar ndjekjen penale për shpërdorim detyre, për pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykates, si dhe veprime ne Kundershtim me vendimin e gjykates me numer 5491

I- Gelardina Prodani, Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Financave dhe Ekonomise,

II- Drejtorit te Departamentit te Administrates Publike Albana Koçiu

Bazuar ne LIGJ Nr. 152/2013 PËR NËPUNËSIN CIVIL

(ndryshuar me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin 41/2017)

Neni 66/1 (shtuar si nen i ri me ligjin nr. 178/2014)

1.Vendimet gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë zbatohen menjëherë nga njësia përgjegjëse.

  1. Nëse rikthimi i nëpunësve civilë në detyrë, sipas pikës 1, të këtij neni, është objektivisht i pamundur, atëherë ata regjistrohen në një listë pritjeje deri në sistemimin e tyre në një pozicion të rregullt në shërbimin civil. Lista administrohet nga njësia përgjegjëse.
  2. Gjatë kohës së qëndrimit në listë, nëpunësit civilë paguhen sipas pozicionit të fundit që kanë pasur në shërbimin civil.
  3. Njësia përgjegjëse është e detyruar që në momentin e krijimit të një vendi të lirë në shërbimin civil, të emërojë, fillimisht, me pëlqimin e tyre, nëpunësit civilë të regjistruar në listë, sipas kategorisë përkatëse dhe që plotësojnë kriteret e pozicionit të punës.
  4. Këta nëpunës, me pëlqimin e tyre, mund të sistemohen edhe për plotësimin e vendeve të lira, të krijuara në mënyrë të përkohshme. Njësia përgjegjëse në këtë rast bën emërimin e përkohshëm të këtyre nëpunësve.

Sipas prokurorise Albana Kociu nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e gjykates te formes se prere e verteton  PROCESVERBAL i Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Tiranë, më 11.04.2018, ora 09:00, ku Albana Kociu deklaron:

Nuk kemi një shifër të saktë se sa rëndojnë këto vendime ende të pazbatuara. Aktualisht që flasim janë 145 vendime gjyqësore të pazbatuara, për të cilat jemi duke marrë masa t’i adresojmë dhe t’i zbatojmë në respektim të Kushtetutës ……………

Albana Koçiu po shpërdoron detyrën me vendimet e formës së prerë të pazbatuara që shkaktojnë dëme shtetit miliona lekë në muaj, ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike bën konkurse dhe marrin në punë të tjerë persona duke paguar për të njëjtin vend pune dy punonjës.

I-       Nga llogaritja e dëmit financiar që vazhdon të shkakton çdo muaj buxhetit të shtetit mos ekzekutimi i vendimeve, është një dëm financiar që shkon në disa qindra milion lekë në muaj dhe që ngarkon me përgjegjësi Drejtorin e DAP, Albana Koçiu dhe Gelardina Prodani, Sekretar i Pergjithshem i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për dhjetëra vendime gjykate të formës së prerë të pazbatuara nga ana e Ministrisë së Financave.

Duke u bazuar në nenet 248 të Kodit Penal, ku thuhet se:

Shpërdorimi i detyrës

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.