E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mosdekretimi i Lleshit ministër, takim Meta-Rama në Presidencë
Lajme

Mosdekretimi i Lleshit ministër, takim Meta-Rama në Presidencë

Një ditë pas mos dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama dhe President i Republikës, Ilir Meta, do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës.

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë ka kërkuar nga deputetët e tij të mos komentojnë asnjë vendim të presidentit, duke dhënë mesazhin se politika është si “loja e shahut”, pra me strategji.

Nuk dihet se cila është strategjia e Kryeministrit në këtë rast, por një ditë më parë burime të  sigurta konfirmuan se Edi Rama, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga emri i Sandër Lleshajt.

Sipas të njëjtave burime mësohet se “plani B” i  qeverisë është për ta dekretuar këtë dikaster, duke emëruar Sandër Lleshajn si zv.ministër i Punëve të Brendshme, por duke i dhënë atribute drejtuese.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.