Boksieri italian humb jetën nga goditja e fuqishme
Një ndeshje boksi në Tajlandë ka rezultuar tragjike për njërin nga sportistët.
Crtistian Dagio, një boksier 49-vjeçar ra në tapet në fund të ndeshjes pas një goditje të fortë nga kundërshtari, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.
Boksieri italian u nda nga jeta 2 ditë më parë, ndërsa kishte kohë që trajnohej në Tajlandë.
Kundërshtari i tij nga ana tjetër festonte fitore, pa ditur se si kundërshtari kishte përfunduar.
VIDEO:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



