Milan-Juventus, formacionet zyrtare. Alegri surprizon me Bonuccin
Milani do të përballet në “San Siro” me Juventusit në kryendeshjen e javës së 12-të të Serie A.
Juventusi vjen në Milano si kryesues, teksa në Serie A nuk ka pësuar asnjë humbje.
Kuqezinjtë e Gattusos vijnë pas tre fitoreve radhazi, teksa duan ti shkaktojnë bardhezinjve humbjen e parë.
Higuain është rikuperuar dhe do të luajë si titullar për Milanin, ndërsa Bonucci nuk do të jetë në fushë, ndoshta për të mos shkaktuar tension si një ish-milanist.
Formacionet zyrtare mund t’i shihni në foton e mëposhtme

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



