E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëdhëniet e mia me Bashën dhe … Ja çfarë paralajmëron Artan Fuga
Uncategorized

Marrëdhëniet e mia me Bashën dhe … Ja çfarë paralajmëron Artan Fuga

Publicisti dhe pedagogu Artan Fuga ka qenë një nga njerëzit që ka mbrojtur hapur Lulzim Bashën dhe fushatën e tij të ‘çadrës së lirisë’.

Atëherë kur të gjithë ishin kundër protestës së PD-së, Fuga ka qenë një nga zërat e rrallë që ishin pro saj.

Por pas daljes nga ‘çadra’, krijimi i kabinetit me ministrat teknikë dhe më pas lista e deputetëve dhe dështimi në zgjedhje, ka bërë që edhe vetë Artan Fuga të reflektojë.

Pikërisht për këto gjëra Fuga, si mbështetës i Bashës, ka vendosur që të flasë.

“Marrëdhëniet e mia me z.Lulzim Basha : shpresa, zhgënjime, iluzione!

Koment datë 3 korrik, e hënë, ora 20:00”, shkruan Artan Fuga në faqen e tij në Facebook, duke paralajmëruar edhe shkrimin e tij të radhës, ku do të flasë për PD-në dhe Lulzim Bashën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.