E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulaj oligarku i preferuar i Ramës, 7 mln euro për 4 km rrugë të thjeshtë, akoma në fazën fillestare
Lajme

Ulaj oligarku i preferuar i Ramës, 7 mln euro për 4 km rrugë të thjeshtë, akoma në fazën fillestare

Bashkim Ulaj njihet si një prej oligarkëve më të mëdhenj një vend. Ai është pronari i “Gener 2”, një prej kompanive gjigante në vend, përfituese e shumë koncesioneve që nga koha e ish-kryeministrit Sali Berisha e deri në qeverisjen e kryeministrit aktual.

Ulaj ka shtrirë “tentakulat” e tij duke marrë në dorë të gjitha punët publike që kanë në themel paratë e shtetit dhe që jepen me të dyja duart nga ana e kryeministrit Edi Rama, kundrejt përfitimeve personale për këto ndere të bëra, shkruan “Pamfleti”. S’ka rrugë, HEC, pallat, resort turistik në çdo cep të Shqipëri, që të mos jetë prapa tij oligarku klient i kryeministrit

Është e sigurtë tashmë që Bashkim Ulaj, ish oligarku klient i Sali Berishës, tani klientelë e kryeministrit Edi Rama ka zaptuar të gjitha koncensionet në Shqipëri.

Në çdo ndërtim rruge, resorti turistik, hidrocentrali apo pallati, në Tiranë apo në Vermosh, në Valbonë apo në Konispol, në Shkodër apo në Durrës do të jetë patjetër kompania “Gener 2” ajo që ka marrë përsipër objektin, apo një segment të tij.

Oligarku Bashkim Ulaj ka shtrirë “tentakulat” e tij duke marrë në dorë të gjitha punët publike që kanë në themel paratë e shtetit dhe që jepen me të dyja duart nga ana e kryeministrit Edi Rama, kuptohet kundrejt përfitimeve personale për këto ndere të bëra.

 

Dhe me gjithë këto miliona euro që ka marrë nga qeveritë shqiptare për të gjitha rrugët dhe objektet që ka marrë për të ndërtuar, Bashkim Ulaj ku shkon krijon konflikte dhe sikur e ndjekin problemet dhe përplasjet me banorët e zonave përkatëse.

Rasti më konkret është ecuria e ndërtimit të rrugës Shkodër-Velipojë, ku dhe firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt ka pjesën e saj të ndërtimit, madje pjesën kryesore.

Nëse kompanitë e tjera, që morën përsipër lotin e dytë dhe lotin e tretë të rrugës Shkodër –Velipojë e kanë realizuar investimin, kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt ka mbetur peng i një përplasjeje që institucionet e shtetit kanë me banorët e zonës së Bërdicës, nëpër të cilën kalon rruga.

Ndonëse shteti shqiptar për këtë segment rruge me një gjatësi rreth 4.26 km ka dhënë si vlerë monetare investimi prej 754, 889,152 lekë ose mbi 7 milionë euro për një rrugë të thjeshtë, Ulaj ende nuk e ka përfunduar, duke mbetur peng tek shpronësimet e banorëve të Bërdicës.

Bashkia e Shkodrës e cila është e detyruar të përgjigjet për këto shpronësime, ka bërë një vlerësim mizerabël për tokën e zënë nga kjo rrugë, duke arritur në konkluzionin që banorët e Bërdicës të paguhen me 2 mijë lekë metër katrori, një shumë që për ta është qesharake, pasi me këtë tokë ata kanë mbajtur familjet e tyre në jetë të jetëve.

Ndërkohë që sipas ligjit duhej të kishte përfunduar shpronësimet përpara nisjes së projektit deklaron 18 muaj pas fillimit të punimeve dhe 4 muaj pas ndërprerjes së tyre se ende nuk ka nisur të dëmshpërblejë banorët. Madje ata nuk i ka lajmëruar askush.

Këto janë probleme jashtë “juridiksionit” të kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge, por ajo që duam të nënvizojmë është fakti se në të gjitha rrugët në Shqipëri, Bashkim Ulaj ka pjesën e vet të përfitimit nga paratë publike.

Edi Rama e ka përqëndruar dhënien e parave publike për ndërtimin e rrugëve dhe të objekteve të tjera vetëm në pak duar, kryesisht klientelën e tij të ngushtë, ku oligarku Bashkim Ulaj është klienti më i afërt.

Mes të tjerave ka marrë dhe rrugën Thumanë-Kashar, përmes PPP së famshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.