Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit kapen prostituta e tutorë.
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, pas një pune hetimore 3-mujore ka shkatërruar një rrjet prostitucioni të organizuar mirë nën operacionin e koduar ”Pagesa e fundit ”. 50 deri në 100 euro ishte pagesa për shërbimin seksual.
Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve, gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra 60 vjeç dhe Sh.K. 73-vjeç ua dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50 – 100 €.
Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:
Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës. Fatjona Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës. Alma H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës. Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete; kartmonedha; aparate celularë dhe sende që i përkasin veprës penale. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: Akuzat: “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ”Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari; “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh. “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma H; “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



