E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Nis prerja e pemëve tek Unaza e Re
Publik News

VIDEO/ Nis prerja e pemëve tek Unaza e Re

Pas më shumë se dy javëve protesta, banorët e Astirit shprehen të vendosur deri në fund se do të mbrojnë me gjak banesat e tyre.

Ndërsa ata ishin duke depozituar sot një padi në prokurori kundër Erion Veliajt, INUK dhe ARRSH-së, në rrugën që kalon pranë banesave të tyre ka nisur prerja e pemëve, dhe duket se radha do t’iu vijë godinave.

Në videon e siguruar  shihet qartë se ka nisur intesivisht puna për prerjen e pemëve, ndërsa në zonë ndodhen dhe punonjës të policisë.

Ministri Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, kanë thënë se banorët që nuk kanë lejen e legalizimit të banesave të tyre, do tiu sigurohet tre vjet qera falas, ndërsa personat që kanë leje do të kompesohen sipas ligjit.

Ndërkohë që së fundi mësohet se ARRSH ka kërkuar një grup përfaqësues nga unaza e re për takim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.