Grusht infermierit në spital, flet pacienti i arrestuar: Nuk durova dot se…
Godet me grusht infermierin, arrestohet në flagrancë pacienti 33-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, ndërsa Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së informacionit për arrestimin e agresorit.

Edhe pse vetë infermieri pretendon se ka pasur një komunikim profesional me pacientin, ky i fundit e ka goditur atë me grusht. Policia ka mbërritur menjëherë në spital, e lajmëruar nga stafi spitalor, dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Dashhani, 33 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, duke marrë mjekim, për motive të dobëta ka goditur infermierin e Spitalit të Elbasanit, shtetasin A. Ndreu 33 vjeç, banues në Elbasan. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.
Ndaj 33-vjeçarit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka nisur hetimet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Gjatë marrjes në pyetje pas shoqërimin në ambientet e paraburgimit, i riu ka deklaruar para grupit hetimor se gjithçka ka ndodhur në momente tensioni. “Nuk doja të godisja, por ndodhi për shkak të gjendjes ku ndodhesha”, është shprehur i arrestuari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



