“Duan të na lënë në errësirë!” Tensionohet situata në protestën e banorëve të ‘Astirit’
Është tensionuar situata mes banorëve të Astirit dhe punonjësve të bashkisë, të cilët këtë të hënë gjatë protestës së qytetarëve kanë nisur të heqin disa prej ndriçuesve në rrugë.
Banorët kanë ndaluar punonjësit duke u thënë që të mos prekin ndriçuesit, pasi ato paguhen me taksat e tyre.
“Këto drita janë vënë me taksat tona. Dritat nuk do hiqen se ata duan errësirë totale. Erion Veliaj dhe Edi Rama ta harrojnë se do heqin dritat tek Unaza e Re”- tha një banore për median e pranishme në protestë.
Protesta e banorëve vijon prej thuajse një muaji dhe çdo ditë bëhet një tubim. Banorët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do të rrëzohen për shkak të projektit për Unazën e Madhe, ndërsa qeveria përmes Edi Ramës e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë asnjë qindarkë për personat që nuk kanë një çertifikatë pronësie apo dokumenta të legalizimit. Mbi këta subjekte do të ketë një trajtim me qira nga bashkia e Tiranës për tre vite, ndërsa për banorët me dokumenta dëshmpërblimi do të kryhet në para, sipas ligjit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



