E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia/ Nëna nga Bulqiza humb trenjakët se nuk kishte mjek
Lajme

Tragjedia/ Nëna nga Bulqiza humb trenjakët se nuk kishte mjek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një grua ka humbur tre fëmijët në një barrë trinjake.

Gruaja shtatzënë me trinjak E. Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës ku nuk ka as mjek gjinekolog dhe as sallë operacioni.

Ajo ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe ka pasur vështirësi për dy foshnjet e tjera.

Një gjinekolog me staf mjekësor ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë por me sa duket ka qenë vonë për fëmijët.

Sipas burimeve nga spitali, të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.

Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës.

Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.