E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja
Lajme

Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja

Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës Sonila Mesareja. Lajmi është publikuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sonila u nda sot nga jeta pas një semundjeje të rëndë. Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shume projekte që synuan një gazetari cilësore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste që modestine e kishte vyrtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësite e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithe stafeve e kolegëve me të cilet punoi.

Ndarja nga jeta e Sonilës, shkruan Unioni i Gazetarëve, le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetareve Shqiptare dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale.

“U prehsh në paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëlime familjes”, shkruan Zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptarë.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.