E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk jemi të përçarë’, studentët kanë një mesazh për Ramën
Lajme

Nuk jemi të përçarë’, studentët kanë një mesazh për Ramën

Pas përfundimit të ultimatumit që studentët i vendosën kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të tyre, protesta e tyre është përshkallëzuar.

Studentët janë ndarë në 3 grupe, një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’.

Studentët para kryeministrisë shprehen se ato nuk kanë më punë para ministrisë së Arsimit, ndërkohë që paralajmërojnë kryeministrin se do të përshkallzojnë protestën në bllokim të disa pikave.

‘Kryeministri ja kemi krijuar lehtësinë, i kemi ardhur këtu pranë. Nuk di të them se çfarë do të ndodhë. Por tek ministria e Arsimit mbaruam punë dhe tani jemi vendosur këtu tek kryeministria. Kjo ishte një strategji e jona për të bllokuar rrugët.

Pasi kjo është një tallje, dhe qeveria nuk po na jep një zgjidhje. Duam zgjidhje. Protesta do të përshkallzohet dhe më shumë. Do të bllokohen disa pika. Nuk jemi të përçarë.

Ne duam të kemi një protestë sa më paqësore. E kam thënë vazhdimisht jemi me kazuën e vërtetë dhe nuk ka pse të ketë përçarje.’- u shprehen studentët për Fax News.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.