E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimet e drejtorëve të konvikteve, reagon Kryemini
Politikë

Shkarkimet e drejtorëve të konvikteve, reagon Kryemini

Pas lajmit të publikuar në media se Rama ka urdhëruar sot shkarkimin e drejtorëve të konvikteve dhe të përfaqësuesve të qeverisë nga bordet e universiteve publike, ka ardhur me nxitim sqarimi nga Kryeministria, e cila sqaron se Rama po pret të hapë dialogun me protestuesit para se të marrë vendime konkrete.

“Kryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin.”

Fakti që lajmi për shkarkimet rrodhi nga selia e qeverisë lë të mendosh se tentativat dhe joshjet për të ulur me çdo kush studentët në tryezën e bisedimeve nuk po reshtin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.