Deputeti Luçiano Boçi i ka hedhur në fytyrë Edi Ramës, Ligjin e Arsimit të lartë
Partia Demokratike në Kuvend, e cila ka vendosur të hyjë vetëm për t’i dhënë zgjidhje dhe përkrahje, kërkesave të studentëve protestues, ka bërë të ditur se mbështet inisiativën e amendamenteve që ka paraqitur aleatja LSI.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi nga foltorja e Kuvendit bëri të ditur se studentët janë kundër kësaj qeverie kukull.
Boçiu iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në emër të rregullores. Madje, indinjatës së Boçit iu përgjigj me ironi: Nga qetësia e studentëve nuk paska përfituar as profesori i tyre!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



