E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A dështoi kryebashkiaku i Rotterdamit në vizitën e tij në Tiranë?
Lajme

A dështoi kryebashkiaku i Rotterdamit në vizitën e tij në Tiranë?

Kryebashkiaku i Rotterdamit Ahmed Aboutaleb i shoqëruar nga oficerë policie, marine (kolonel dhe gjeneral) nga gjykatës e prokurorë vizitoi Shqipëirnë dhe pati një sërë takimesh me politkanë shqiptarë duke filluar nga Lali Eri i Tiranës te Dakua i Durrësit, nga kryeministri Edvin te ministri i brendshëm Xhafaj.

Problematika e këtyre takimeve ishte: azilkërkuesit shqiptarë, klandestinët shqiptarë, që mësyjnë brigjet angleze nga portet holandeze dhe krimi i organizuar shqiptar në Holandë. Mediat holandeze si: “Powned.TV”, “ASD.NL”, “ZHZ Actuel” etj, theksojnë se “Misioni Aboutaleb” në Tiranë ka dështuar.

Kriminelët shqiptarë vazhdojën ta përdorin Holandën vecanërisht portet e Amsterdamit dhe Roterdamit si baza të tyre operative. Shqiptarët ende vazhdojnë të kërkojnë azil në Holandë, ndërsa njëkohësisht u mësyjnë brigjeve angleze nga portet holandeze.

Rasti më i fundit ishte kapja e 5 shqiptarëve klandestinë në Portin Hoek, ndërsa po mundoheshin të fshiheshin në karroceritë e kamionëve, që po imbarkoheshin në një traget të Kompanisë “Stena Line” me destinacion Portin e Portsmuthit në Angli. Vetëm në 6 mujorin e parë të 2017-ës, vetëm në Portin Hoek u kapën rreth 400 shqiptarë, që po mundoheshin të shkonin ilegalisht në Angli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.