E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A dështoi operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela?
Lajme

A dështoi operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela?

Policia e Elbasanit zhvilloi një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa dhe detajet e operacionit, ku u tha se janë sekuestruar pasuritë e Gentian  Sharrës dhe Mustafa Sharrës. Por i pyetur nga gazetarët nëse operacioni ishte për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela, Çipa tha se hetimet për atë vazhdojnë dhe shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete.

Çipa: Policia ka dhënë prova se është e vendosur për të rritur parametrat e sigurisë në qytet dhe gjithë vendit. policia ka patur mbështetjen e policisë së shtetit për të identifikuar cdo anëtar të grupit kriminal në Elbasan. Kontrollet e djeshme ishin në kuadër të kapjes së personave në kërkim. Kjo punë do të jetë intensive derisa personat në kërkim të vihen para drejtësisë

Pyetje: A ishte Talo Çela një nga personat e kërkuar dhe dështoi operacioni?

Çipa: Hetimet për cdo person të kërkuar dhe aq më tepër per personin që ju përmendet  janë në hetim dhe në rrugën e duhur dhe besoj që do ketë rezultate pozitive në të ardhmen

AKSIONI

“Panorama” mëson se mbrëmjen e të enjtes, RENEA rrethoi gjithë zonën e Elbasanit, duke operuar me dy grupe të mëdha kontrollesh, njëri i dislokuar në Elbasan, kryesisht në zonën e Tregut Industrial dhe tjetri në Peqin.

Të dhënat konfidenciale konfirmuan se informacioni i parë kishte të bënte me vendndodhjen e Suel Çelës dhe të Talo Çelës, por në vazhdën e shoqërimeve të personave të dyshuar, Policia ka hasur edhe në një tjetër emër që për ta do të thoshte shumë.

Bëhet fjalë për Kelmend Xhaferrin, njeriun që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021-shit.

I armatosur gjer në dhëmbë, ditën kur u vra Pjerin Xhuvani, ai hapi zjarr mbi furgonin e grupit të “Ruajtjes së votës”.

1

Ngjarja që tronditi vendin u mbyll me një të arrestuar, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhe u tha se në kërkim u shpall Kelmend Xhaferri. Ai vijoi të ishte në kërkim, madje për specialët e RENEA-s ai ishte një i shumëkërkuar i së njëjtës rëndësi me ata për të cilët kishin udhëtuar me plan konkret nga Tirana.

Që kur kanë dëshmuar Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, Policia e Shtetit e ka kthyer qëllim në vetvete arrestimin e Talo Çelës, emri i të cilit është përfshirë nga ish-miku i tij në krime monstruoze.

RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej më shumë se një muaji, ushtrojnë kontrolle të panumërta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.