E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do e dekretojë Presidenti Kodin Zgjedhor? Përgjigjet Meta: Do dëgjoj thirrjen e PPE-së, jam i detyruar…
Publik News

A do e dekretojë Presidenti Kodin Zgjedhor? Përgjigjet Meta: Do dëgjoj thirrjen e PPE-së, jam i detyruar…

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në Kodin zgjedhor, pasi këtë ia kanë kërkuar Partitë Popullore Europianë.

Sa i përket publikimit të 97 emrave të deputetëve, të cilët votuan dje pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, presidenti Ilir Meta thotë se  përgjegjësia është individuale dhe gjithsecili do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij.

Sipas tij, disa do të bëhen shembull.

“Kjo do të thotë se deri tani në Shqipëri është krijuar kjo situatë që të gjithë në Shqipëri shkelin rregullat, të gjithë shkelin rregullat e lojës, të gjithë shkelin Kushtetutën e pastaj i bëjnë të gjithë bashkë e hajde fillojmë nga e para. Fillojnë pastaj e ca si ndërkombëtarë… Mendoj se përgjegjësitë janë individuale. Politikanët e vendit duhet të marrin përgjegjësi”, tha ndër të tjera Meta.

-Janë blerë?

Ilir Meta: Për kë e bënë atë? Për Shqipërinë? Për listat e hapura? Ku i hapen listat?

-Si do të përgjigjet individualisht?

Ilir Meta: Kjo çështje i takon së ardhmes. Emrat e tyre janë atje. Sa herë do të ketë gjëra të tilla do të publikohen emrat e tyre. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull.

“Do ta dëgjoj thirrjen e PPE për të kthyer ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ata më kanë bërë një thirrje dhe unë jam i detyruar ta dëgjoj”- u shpreh ai

Ai u shpreh se prej kohësh vendi ynë drejtohet nga oligarkë që nuk njohin atdhe, por marrin çdo vendim pa menduar për interesin e popullit.

Meta ka komentuar edhe shprehjen e Ramës se babai i tij ka qenë në anën e duhur të historisë, duke u shprehu se babai i kryeministrit nuk ka qenë partizan, por ka firmosur për vdekjen e një poeti kur po hapej bota.

“Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.

Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës. Se u bënë ka kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë që nuk njohin atdhe dhe asgjë. Ata bëjnë politikën dhe drejtësinë. Paguajnë prokurorë, gjykatës dhe mediat. Nuk duhet të ishte prekur kushtetuta fare”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.