E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do hapen negociatat? Mogherini ka një mesazh para vizitës në Tiranë..
Lajme

A do hapen negociatat? Mogherini ka një mesazh para vizitës në Tiranë..

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn do të vijnë në Tiranë më 17 prill për t’i dorëzuar progres-raportin qeverisë shqiptare.

Para vizitës në Ballkanin Perëndimor, Përfaqësuesja e Lartë në Bashkimin Europian, Federica Mogherini tha: “Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interseit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së”

Sipas njoftimi zyrtar të zyrës së shtypit të Mogherinit do të takohet me autoritet politike, përfshi dhe përfaqësues të qeverive dhe partive politike. Ndërsa më 18 shkurt do të jetë në Shkup ku do të marrë pjesë në një takim informal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor. Qeveria shqiptarë pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian./TCH/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.