E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do i hiqet mandati Rakipit e Rehovicës? Ja dita dhe ora kur do të vendosë KQZ-ja
Lajme

A do i hiqet mandati Rakipit e Rehovicës? Ja dita dhe ora kur do të vendosë KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të vendosur për mandatin e deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi dhe atij të LSI-së Gledion Rehovica, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Mbledhja duket se do të zhvillohet vitin tjetër, në ditën e parë kur administrata do të dalë në punë.

Sipas njoftimit të bërë nga KQZ-ja, mbledhja do të bëhet në orën 12:00 të ditës së mërkurë, 3 janar 2018.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 03.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

2. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

5. Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.