E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do kandidoni për kryetar partie? Grida Duma flet pas dorëheqjes nga postet në PD: Tani dua që të…
Lajme

A do kandidoni për kryetar partie? Grida Duma flet pas dorëheqjes nga postet në PD: Tani dua që të…

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur pas dorëheqjes nga të gjitha postet në selinë blu.

Në një prononcim për mediat, Duma u pyet nëse do të kandidonte për kryetare të Partisë nëse dorëhiqet Basha.

Deputetja demokrate thotë se kjo as nuk i shkon në mendje tani, por dëshiron që të rikthehet debati politik real.

“Përsa kohë unë vet nuk kam përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, e vetmja arsye që të ccon ta mbash kur shumica e grupit parlamentar ka kërkuar një zgjidhje të përbashkët, sërish vazhdon e mban kreun e partisë meqë nuk ka dakordësinë e shumicës dhe i thuhet në mënyrën më normale, kjo është përfitimi i vetëm” – tha Duma.

A do kandidoni për kryetare të PD-së?

“As që më shkon në mendje tani, dua të rikthehet debati politik real. Ta besojnë qytetarët. Unë besoj që si ccdo gjë në jetë, dhe në historinë e zhvillimeve, ka etapa, situata ka shkuar në ekstremin në maksimum. Nuk mbahet PD me minimum. Ne kemi menduar si grupim i Durrësit që është jetike për qytetarët e Durrësit, qëndrimin e PD-së mbi një projekt të mbyllur. Porti i Durrësit do të thotë 81 hektarë dhe janë dhënë disa oligarkëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.